Published On: 2 Gusht, 2017

Radhë të gjata dhe temperatura të papërballueshme, ja çfarë ndodh në Morinë

  • Sikur të mos mjaftonte i nxehti i kësaj jave, pushuesit që vijnë drejt Shqipërisë janë bllokuar në fluksin e madh të krijuar në doganën e Morinës.

Më së shumti shtetas kosovarë, janë detyruar të presin në rradhë të gjata kalimin me automjete, pasi një kilometër në rrugën Vërmicë- Morinë kryhet për rreth një orë.

Në dy vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e mirë, në Qafë të prushit dhe në qafë Morinë kalohet për pak minuta pavarësisht se edhe atje ka trafik.

Qytetarët dhe sidomos pushuesit që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë për pushimet e tyre, përveç trafikut do duhet të përballen edhe me temperaturat tejet të larta dhe një të nxehtë të padurueshëm. Këtë javë termometri kapi shifra si 40 deri në 42 gradë celcius./Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...