Published On: 20 Maj, 2017

Roma e Chievo dhuruan spektakël, u shënuan tetë gola (Video)

Roma e ka mposhtur Chievon 5:3, për të ruajtur pozitën e dytë, që dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.

Roma ka marrë tri pikë shumë të vlefshme në xhiron e parafundit në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Chievon, sfidë e cila përfundoi 5:3.

Për Romën realizuan: Stephan El Shaarawy (28’ dhe 58’), Mohamed Salah (43’ dhe 77’) si dhe Edin Dzeko (83’).

Derisa për Chievon shënuan, Roberto Inglese (37’ dhe 87’) si dhe Lucas Nahuel Castro (15’).

Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 84 pikëve katër më shumë se Napoli, që sonte përballet me Fiorentinën. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...