Published On: 8 Gusht, 2017

Rikthimi i Komandant Hoxhës në Shkup, ja ku e kumton lajmin

Pas dhjetë viteve qëndrim në bjeshkët e fshatit Tanushë, Xhezair Shaqiri-Komandant Hoxha pritet së shpejti të kthehet në Shkup. “Do të kthehem gjatë kësaj jave”, ka deklaruar Hoxha për Gazetën Lajm, duke mos treguar tani për tani ditën e saktë të kthimit të tij pranë familjes.

“Isha i detyruar të qëndroj në Tanushë sepse isha i përndjekur nga qeveria e Gruevskit. Dy herë, bashkë me disa djemë e pengova policinë të bëjë skenar në Tanushë dhe pastaj e bënë skenarin e Brodecit. Tani janë krijuar rrethana tjera dhe do të kthehem në shtëpinë time në Shkup”, deklaroi Hoxha për Gazetën Lajm.

Ai thotë se vazhdimisht është akuzuar për një vepër që nuk e ka kryer. “Deri sa ish deputet rregullisht i jam përgjigjur ftesave të gjykatës dhe rasti ëhstë mbyllur. Mirëpo me ardhjen e regjimit kriminel të Gruevskit rasti im sërish u aktivizua”, thotë Xhezair Shaqiri-Hoxha.

Jozyrtarisht marrim vesh se Hoxha ka realizuar një bisedë të drejtpërdrejtë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, i cili ka kërkuar prej tij të kthehet në Shkup, duke i garantuar se nuk ka nevojë të qëndrojë më tutje në bjeshkë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...