Published On: 23 Prill, 2017

Rikthehet nga lëndimi, Berisha vendimtar me pritjet e tij

Etrit Berisha është rikthyer nga lëndimi që ia humbi dy ndeshje në kampionatin italian.

Kësisoj gardiani shqiptar është rikthyer në momentin vendimtar për skuadrën e tij Atalanta.

Atalanta triumfoi në shtëpi me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Bolognes duke bërë një hap të madh drejt Ligës së Evropës.

Në fundin e ndeshjes, mysafirët tentuan me çdo kusht barazimin e rezultatit, por Berisha doli në skenë.

Prishtinasi tregoi edhe njëherë se është ndër më të mirët në Serie A duke ndalur disa aksione të bukura.

Veçohet goditja e Mattia Destros të cilën e ndali me sukses Berisha duke ia siguruar fitoren Atalantës.

Pas ndeshjes ylli shqiptar ka marrë një notë të lartë nga mediat italiane

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...