Shqipëria

Rikthehen shirat! Ja si do të jetë moti për 4 ditët e ardhshme

Gjatë tre ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu.

Sipas “Meteoalb”, ditën e nesërme, do të ketë shira me intensitet mesatar dhe të dobët në zonat veriore, si dhe shira të izoluar në zonat qendrore. Ndërsa në jug, nuk parashikohet të ketë reshje.

Më 26 Korrik, moti paraqitet me vranësira të shpeshta dhe shira në pjesën më të madhe të territorit. Rrezikohen dhe zonat bregdetare. dita e martë sjell rënie të temperaturave. Më e ndjeshme, rënia do të jetë të mërkurën.

Më 27 korrik 2017, moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë shira të përkohshëm, kryesisht në zonat malore.

Ndërsa më korrik 2017, moti ri-sjell dominim të kthjellimeve.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *