Published On: 16 Gusht, 2017

Rezolutë për shqiptarët e Çamërisë në Senatin italian

 

Alithia Online: Italia pohon në krah të Festim Latos, po ka çështje çame, do ju mbështesim.

 

Gusht, 16 2017 – Alithia Online është një gazetë greke, e cila ditën e sotme në faqen e saj ka botuar një artikull ku sipas saj hedhë dritë mbi takimin e Presidentit të Çamërisë Festim Lato me Ministrin e Jashtëm të Italisë Angelino Alfano.

Me 15 gusht 2017 në Itali u takuan ministri i jashtëm i Italisë Angelino Alfano, Festim Lato, dhe dy përfaqësues të Senatit italian Giovanni Angelli dhe Luigi Albertini.

Në pamje të parë u duk si një takim normal, por duke marrë parasysh se kush është Festim Lato, ky takim duhet parë me kujdes.

Festim Lato i lindur në Shqipëri është një ish pjesëmarrës në luftërat e Kosovës dhe Maqedonisë.

Trafikant ndërkombëtar i të gjitha llojeve të produkteve.

Ai ka trafikuar armë për llogari të Izraelit duke i shitur në vende të botës së tretë.

Ka trafikuar tonelata naftë nga vendet e Lindjes së Mesme duke e shitur në Ballkan dhe Itali.

Kundër tij qëndrojnë edhe akuzat si trafikant ndërkombëtar droge, duke vënë në dispozicion të grupeve të strukturuara kriminale anijet e tij.

Dhe e habitshme është se asnjëherë nuk është çuar para organeve ligj zbatuese.

Ky person tani është edhe Kreu i Qeverisë së Çamërisë, i cili është betuar që me çdo kusht të na shkatërrojë.

Po çfarë kërkon Ministri i Jashtëm italian dhe dy senatorë të nderuar me këtë person.

Sipas burimeve tona Italia po luan lojë të rrezikshme ajo ka dalë garante si para 75 vitesh në Luftën e Dytë Botërore, kur shqiptarët futen në kurorën e Viktor Emanuelit dhe veçanërisht çamët që gjendeshin në Epir. Italia ka treguar gjithmonë interes për këtë pjesë të territorit.

Dhe tani pas kaq vitesh Italia del përsëri në skenë duke mbështetur një separatist si Festim Lato, i cili ka pretendime territori ndaj nesh.

Senatori Luighi Albertini ka marrë përsipër që të përgatisë një rezolutë për shqiptarët e Çamërisë dhe ta çojë atë në Senat.

Ai thotë se ka origjinë Arbëreshe, dhe se me Shqiptarët jemi vëllezër pasi kemi një të kaluar të përbashkët, dhe duhet ti ndihmojmë, pasi në qoftë se ndihmojmë ata ne ndihmojmë vetveten thotë senatori.

Nuk mund ta lejojmë Greqinë të bëjë si do.

Ajo duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera, dhe ta pranojë realitetin, sot ndodhet në Bashkimin Europian dhe duhet ti kuptojë vlerat e këtij bashkimi. Lejoni pavarësinë e këtij territori sepse kështu është mirë për të gjithë.

Në qoftë se kërkoni përdorimin e metodave luftarake, bota do ju dënojë dhe do ju kundërpërgjigjet, pasi popujt kanë të drejtën e tyre për vetëvendosje.

U shpreh Senatori Albertini, kjo duket si një deklaratë lufte, i kërkojmë Ministrit Kotzias të veprojë dhe qeverisë Cipras të mbajë qëndrim.

Nuk mund të tolerohen me këta njerëz.

 

Alithia Online

16 Gusht /2017

Përkthim dhe përshtatje

nga Hektor Klosi

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...