Published On: 13 Qershor, 2017

Reuters: Krijimi i Qeverisë do të marrë shumë kohë

Bisedimet e gjata për arritjen e marrëveshjeve për koalicion mund të marrin shumë kohë për formimin e qeverisë së re, duke i shtyrë kështu reformat ekonomike, shkruan agjencia ndërkombëtare e lajmeve me bazë në Londër, Reuters.

“Qeveria e re do të duhet ta luftojë papunësinë që është në një nivel prej 30% dhe t’i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e Kosovës, veçanërisht me Serbinë, që është një parakusht për të dy vendet që të ecin përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” shkruan Reuters, përcjell Express.

Kjo agjenci shkruan më tej: “Qeveria e re duhet po ashtu ta reformojë shëndetësinë dhe arsimin, si dhe sistemin e administratës tatimore.”

Cilado qeveri duhet t’i përfshijë përfaqësuesit e rreth 120.000 serbëve të Kosovës, të cilët s’e njohin pavarësinë, shkruan në fund agjencia ndërkombëtare e lajmeve.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...