Published On: 27 Prill, 2017

Reuters gabon, shkruan se gjykata franceze e aprovoi kërkesën për ekstradimin e Haradinajt (Foto)

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve me bazë në Londër, Reuters, ka raportuar gabimisht se gjykata franceze e ka autorizuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, megjithatë, agjencia ka qenë e shpejtë në korrigjimin e këtij gabimi.

Për më tepër edhe disa mediat të tjera të njohura ndërkombëtare raportuan gabimisht duke u bazuar në lajmin Reuters, përfshirë Euronews, transmeton Express.

Në fund të lajmit të korrigjuar Reuters shkroi: “Ky lajm është korrigjuar për të treguar se gjykata e ka refuzuar ekstradimin, nuk e ka autorizuar”.

Gjykata në Colmar e refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimit e kryetari të AAK-së, Ramuash Haradinajt, i cili u arrestua në janar bazuar në një urdhër arrest të Serbisë, për krime lufte.

Ramushi pritet të kthehet në Kosovë sot pasdite./Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...