Published On: 15 Gusht, 2017

Reuters: Festim Lato, Vatikani ti hapë arkivat e Selisë së Shenjtë

Presidenti i Republikës së Çamërisë z. Festim Lato ndodhet në një vizitë zyrtare në gadishullin Apenin, ku ai do të vizitojë Vatikanin dhe Italinë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.
Në Vatikan pritet të merret konfirmimi, se ky shtet do të jetë gjithmonë në krah të Çamërisë dhe popullit Shqiptar.
Vatikani pritet të japë mbështetje për rindërtimin e Kishës Katolike të Filatit, e shkatërruar nga grekët.
“Në Çamëri kanë ekzistuar shumë kisha Katolike, shprehet zoti Lato, por ato janë shkatërruar nga Grekët në momente kur Europa dhe bota nuk kanë patur vëmendjen në këtë pjesë të rruzullit.
Por, dihet se:-historikisht Ortodoksizmi ka bërë të pamundurën që të mos zhvillohet kultura Katolike në Çamëri. Ata gjithmonë e kanë mohuar ekzistencën e Katolicizmit në Çamëri duke thënë që nuk ka ekzistuar kurrë si fe në këtë pjesë të tokës.
Ne si shtet jemi pro harmonisë fetare, secili ka të drejtë të praktikojë dhe të besojë në atë religjion që dëshiron, dhe askush nuk mund ta kundërshtojë këtë.
Ne do ti kërkojmë Vatikanit dhe Papes FRANÇESKU të na ndihmojë në zbardhjen e historisë që ne kemi si shqiptarë.
Në Historinë e popullit tonë ka disa boshllëqe që vetëm arkivi i Vatikanit mund ti zbardhë.
Janë disa ngjarje historike që duhet të pranohen, sepse pikërisht këtu fillon mosmarrëveshja që ne kemi me fqinjët, jo vetëm me Grekët, por edhe me sllavët.
Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, por na mungon dokumentacioni për ta konfirmuar këtë.
Prandaj, do ti kërkojmë sot Papës Françesku ti mbyllë mosmarrëveshjet tona me fqinjët, duke hapur arkivat e Selisë së Shenjtë.”
U shpreh Festim Lato Presidenti i Republikës të Çamërisë, pak momente para se të fillonte takimi.

Pas vizitës që qeveria e Çamërisë do ketë në Vatikan, nesër e pret një vizitë tjetër e rëndësishme në Parlamentin Italian ku do të bisedohet për çështjen e Republikës së Çamërisë dhe do të kërkohet konfirmimi dhe mbështetja e shtetit italian për Planin e Festim Lato të publikuar disa ditë më parë.
Mendimi i analistëve është se shteti italian do ta mbështesë planin e Festim Latos për bashkimin e trojeve Shqiptare dhe lëvizjen e kufijve në Ballkan, pasi dihet se historikisht se Italia e ka konsideruar detin Adriatik “liqenin” e saj të brendshëm të Perandorisë, dhe plani i Festim Lato për dobësimin e ndikimit sllav dhe grek në Ballkan është në të njëjtën linjë me politikën Italiane, edhe pse kjo e fundit e mohon se ka një synim për zgjerim territori në Ballkan.

AUGUST 14/2017
Reuters
David Lawder

Përshtati në Shqip Eva Mato

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...