Published On: 31 Maj, 2017

Reth 30 mijë votat tona do të shkojnë për më të mirët!

SHQLPK Wednesday, May 31, 2017

Është koha e fundit për ndryshim radikal të politikbërjes së Republikës së Kosovës ndaj çështjes së shqiptarve të Luginës së Preshevës! Me rastin e fillimit zyrtar të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 11 qershorit 2017, ne Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojmë e veprojmë në Kosovë, të gjithëve i urojmë një garë të mirëfilltë paraelektorale, me programe e vizione për jetë e mirëqenie të popullit të Kosovës, për një Kosovë më të zhvilluar e më demokratike. Urojmë që kësaj radhe në fushatë të përfshihen edhe hallet, problemet dhe brengat e shumta të shqiptarve të Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë, që kanë të bëjnë me procedura të komplikuara për pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës dhe shtetësinë e Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që të realizohet në tërësi Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e 6 qershorit 2013 dhe të hapen urgjentisht zyrat për shqiptarët e Luginës së Preshevës në Gjilan dhe në Prishtinë. Por, gjithashtu konsiderojmë se është e domosdoshme që të hapet edhe zyra e Kosovës në Luginë të Preshevës, për t’u marrë me zbatimin e politikave zhvillimore të shtetit të Kosovës në Luginë të Preshevës. Mosinteresimi për vendosje të recoprocitetit midis të drejtave dhe lirive të serbëve të Kosovës me ato të shqiptarve në Serbi paraqet “ngrirje” të konfliktit dhe “mbjellje e farës” së një konlikti dhe lufte të re, të rrezikëshme dhe me përmasa të paparashikueshme në rajon dhe më gjërë! Pala kosovare në vitin 2017, më në fund, duhet të këndellet dhe ta kuptoj se nuk është e drejtë, nuk është korrekte e as njerëzore që të synoj ta ndërtoj mirëqenien dhe paqen për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Republikes së Kosovës, duke shkelur mbi të drejtat elementare të shqiptarve të Luginës së Preshevës, duke i përjashtuar plotësisht dhe duke mos i përfshirë fare në Dialogun e Brukselit. Sepse, kësaj i vie erë e rëndë e tradhëtisë kombëtare! Jemi thellësisht të bindur se pa përfshirjen e çështjes së shqiptarve në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, Kosova nuk mund të ketë stabilitet e rehati, por do të ketë pafundësisht destruktivitet të palës serbe, e cila do të minoj implementimin e çfarëdo marrëveshjeje të arritur në dialogun e Brukselit, duke e bllokuar bashkimin e qytetit të Mitovicës me mur apo me forma të tjera, duke imponuar dhunshëm ndarjen e Kosovës. Prandaj, reth 30 mijë votat e shqiptarve të Luginës së Preshevës do të shkojnë për ata që premtojnë më të mirën e Kosovës. Sepse, e mira për Kosovën është garancë për ardhmërinë më të lumtur edhe të shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe të mbarë Shqiptarisë!

Kryetari, Mr. Nehat Hyseni Prishtinë, më 31 maj 2016

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...