Published On: 19 Maj, 2017

Republikën qytetarëve!

Nga: Visar K. Berisha

Mbi fatet e njerëzve thyhen heshtat e zotrave, thotë një proverb indian!, i cili, ndoshta sot i shkon më së mirë fatit të lirisë tonë, mbi të cilën rrijnë këmbëkryq interesa, projekte e përpjekje grupesh e individësh për ta marr e shtërnguar fort përmes pushtetit. Kundër kësi lloj fati nuk mund të ketë indiferencë as të individit e as të shoqërisë. Fate të tilla na gllabërojnë nëse nuk i zhbëjmë. Përkundër asaj se sehirgjinjë, oborrtarë, asi që endën sa andej këndej me kockën e defetizmit, përçmimit e mosshpresës ndër dhëmbë, janë të zëshëm e kobzinjë. Vjen një rast kur nuk mbanë më. Fati jonë i përbashkët, të cilën baballarët tanë e kanë pagzue Republika e Kosovës të bjen para zgjedhjes, o atë o nënshtrimin. Përkuljen. Ramjen! Dhe nuk është pastaj çështje partie, grupi a ideologjie se në dorën e kujtdo përkundet fati ynë si shoqëri. Është çështje e nevojës që çdo zemër ka për ta kërkuar lumturinë e vet. Përmes drejtësisë, barazisë e të vërtetës. E kur ka përcaktim kjo nevojë transformohet në një kinetikë të pa përmbajtshme, që ndërton duke rrënuar. Të renë mbi të vjetrën.

Këtë do të duhej në këto zgjedhje ta bëjë pikëspari gjerata e rritur dhe e formuar në Republikën e Ideve (lirisë, barazisë, pavarësisë). Fara e mbjellun te ta këtu e gati 30 vjet më parë duhet kësaj here me shpërthy e m`i dhanë kah Republikës tonë Konstitucionale. Me kthy te qytetarët, si të vetmit të denjë me mbajt fort në duar fatin e sajë. Si gjithmonë, rastet nuk falen, por as fatet nuk miklohen shpesh nga zotrat. Rastet dhe fatet duhet m`i shkapë kësaj here nga lëngonjës e urrejtës. Nuk është e lehtë, por është e domosdoshme. Republika do rrojë sa të jetë toka me gjindë por do mbahen mend ata që i dhanë shpirtë asaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...