Published On: 18 Qershor, 2017

Reka: Nëse vendi shkon në zgjedhje të reja Vetëvendosje do të rritet edhe më shumë

Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se duhet shpejtuar në formimin e institucioneve, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, i cili njëherësh është njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, ka thënë se nëse Kosovës para tre vjetësh iu deshën gjashtë muaj të humbura për ta formuar Qeverinë, tani nuk e ka luksin që t’i humb edhe gjashtë muaj apo më shumë në beteja të panevojshme të inateve ndërpartiake.

“Sidomos jo si një shtet që mezi nënshkroi MSA-në dhe ende nuk ka regjim, pa viza me BE-në. Një Britani e Madhe e fuqishme dhe e pasur edhe mund t’i lejojë vetes brenda disa muajve t’i mbajë dy palë zgjedhje, por jo edhe një Kosovë e varfër. Nëse në tentimin e parë koalicioni PAN nuk arrin ta formojë Qeverinë e nuk mandatohet Vetëvendosja, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja”, thotë Reka për Zërin. Por atëherë ai thekson se Vetëvendosja do të forcohet edhe më shumë, duke e formuar në vjeshtë vetë Qeverinë pa nevojë koalicionimi. “Nëse pas tre vjetësh Vetëvendosja u rrit për 120 për qind, çka mund të presim pas vetëm tre muajsh si fituese e këtyre zgjedhjeve? 2017-a është krejtësisht ndryshe nga 2014-a. Kush nuk e kupton këtë vërtetë jeton jashtë realitetit politik”, thotë Reka.

Ai ka shtuar se në zgjedhjet e 11 qershorit votuan për të parën herë ata që kishin lindur në vitin 1999. “Në vjeshtë kjo kategori moshore vetëm sa do të jetë më e numërt në trupin elektoral dhe besoj se ju vetë mund ta parashikoni, që tash në qershor, rezultatin e zgjedhjeve eventuale të parakohshme në vjeshtë”, ka thënë Reka

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...