Published On: 25 Nëntor, 2016

Reforma e Thaçit, e dështuar pa opozitën

Reforma zgjedhore e iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi konsiderohet se nuk mund të kryhet për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces. Opozita thotë se reforma duhet të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve të reja të parakohshme që i kërkon

Iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të kryer reformën zgjedhore vlerësohet si e dështuar qysh në start. Kjo për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces, për të cilin thonë se duhet të bëhet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e parakohshme, shkruan “Zëri”.

Analistët politikë dhe njohësit e proceseve zgjedhore edhe në dy takimet e para të presidentit me përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se nuk mund të bëhet reforma pa kontributin e opozitës.

Megjithatë, në takimin e fundit presidenti Thaçi ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm.“Çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e ligjeve mund të bëhen më shpejt, amandamentimi i neneve në Kushtetutë merr më shumë kohë – por të gjitha këto duhet të përfundojnë deri në pranverë”, ka deklaruar Thaçi.

 Pavarësisht kësaj, tri subjektet opozitare e përsërisin qëndrimin e tyre kundër këtij procesi të nisur nga i pari i shtetit. Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, Zgjim Hyseni, ka thënë për “Zërin” se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. /Zëri/
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...