Published On: 27 Tetor, 2016

Rebelohet ish-drejtori i Arkivës: Edi Rama më la pa punë, për hir të ekulibrave të reja politike

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Gjet Ndoji përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Facebook, që e titullon refleksion, flet për largimin nga puna disa kohë më parë, për tu zëvendësuar nga drejtues të PDIU-së.

Ai thekson se u “sakrifikua nga të fortët në emër të ekuilibrave të reja politike në vend”.

Statusi i Gjet Ndoj Tarazhi

REFLEKSION
“Kaluan me teper se 1 muaj e 45 dite nga koha e largimit tim nga detyra e Drejtorit Pergjithshem te Arkivave te Shtetit .

Po ju drejtohem ju miqve te mi se:
-E kam konsideruar ate institucion “Vakuf” – pronë e shenjte, pasi Arkivat jane pasuri publike e Kombetare dhe punonjesit duhet te sherbejne me devotëhmeri e nder qytetareve e interesave te tyre dhe kurrsesi ata , duke patur privilegjin e qenies ne detyre te mendojne e te behen “bashkepronare” me pronaret nevojtare, siç ndodh zakonshem ne institucionet shqiptare!

Per tre vjet, bashke me Stafin atje beme me te miren e mundeshme….

1-Siguruam zgjerim te kapaciteteve te vendruajtjeve duke garantuar ruajtje e sherbim me te mire si ne Korçē, Berat, Mat e Tirane

2- Per shkak te presionit tone filloj procesi i madh i dorezimit te AMZAVE TE SHKOLLAVE TE MESME, jo vetem per te permbushur nje kerkese te Ligjit per Arkivat, por ne radhe te pare per te goditur korrupsionin banal te fallsifikimit te dokumentave (AMZAVE) nga drejtoret e SHKOLLAVE Shqiptare per te paisur me deftesa fallso qindra e mijera personave nga Shqiperia, kosova, Maqedonia, madje dhe nga Serbia e Mali i Zi.

3- Rritem si asnjehere tjeter cilesine e sherbimit ndaj qytetareve, duke sherbyer me mire, me shpejt. Ne e shkurtuam kohen e dhenies se sherbimit per qutetaret nga 90 dite qe ishte para se ta merrja detyren, ne 12 dite para se ta dorezoja. Keshtu ne shmangëm si asnjehere tjeter sekseret qe abuzonin duke renduar ne interesat e qytetareve. Nuk mund te ketë nje shqiptarë sot e gjithmone, te thote që:”Gj Ndoj me mori qofte 1lekë per sherbimin e kryer” -Ne drejtim te sherbimit ndaj studiuesve e qytetareve si dhe te disiplines se institucionale ne pergjithesi, DPA gjate kohes time, u be institucioni me model i qeverisjes ne Shqiperi. Ndjehem teper krenare qe e arritem kete bashke me Stafin tim te mrekullueshem.

4- Rritja dhe edukimi profesional i punonjesve te Arkivave sherbeu ndjeshem arritjes se objektivave , veçanerisht:ruajtjes, perpunimit , inspektimit, dhe pranimit te dokumenteve. Keshtu per tre vite ne trajnuam mbi 2 mijë punonjes te Drejt Pergj Arkivave , por dhe te Arkivave te Sistemit e te gjithe sekretari-protokpllit te institucioneve qendrore e vendore te Republikes. Ne kete kuptim DPA u be nje “shkolle” e vertete per punonjesit.

5- Pasurimin e Fondit Arkivor Kombetar e shpalla prioritet qe kur u emerova Drejtor Pergj i Arkivave .
Per kete ne u investuam shume per te bashkepunuar me Arkivat e vendeve me te cilet shqiptaret ndajne historine e tyre… Ne kete kuader arrita te firmos marrveshje me Arkivat: kosoves, Malit te Zi, Maqedonise , Hungarise, Turqise, Fondacionin “Solana” te Arbereshëve te Italise Jugut, etj, nga ku patem dilluar te merrnim mijera dokumente nga Turqia (mijera dokumente- 57 Regjistra me te dhena te jashtezakonshme), nga Maqedonia, Mali Zi etj… Kishim ne proces negocimi bashkpunimin me Arkivat e Austrise, Vatikanit, Dalmacise, Serbise, Rumanise , Bullgarise, Rusise, Izraelit, Emirateve Bashk Arabe, Anglise , Polonise, Egjiptit, Libanit etj

-Si perfundim, ne kulmin e nje procesi ku sapo kishim nisur te merrnim produktin e nje pune te Madhe ( pa as me te voglen mbeshtetje nga Qeveria Shqiptare…., befas largohem nga kjo detyre duke u sakrifikuar nga te FORTET, ne emer te ekujlibrave te reja politike….
Jo vetem largohem, por sdihet fati i karrieres dhe veprimtarise time ne te ardhmen…. Më zhgenjyes eshte fakti se ne kete vend nuk i shkon kujt ndermend te vleresohet puna dhe mirëqeverisja……..
Ky nuk eshte problemi i nje njeriu qe ngeli pa pune mes halleve qe gjithesesi jane te tijat, por mendoj se eshte nje problem qe prek interesin qeverises dhe ate publik….

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...