Published On: 17 Maj, 2017

“Rebelohet” Islami, e prish koalicionin Balli Demokrat me Ramush Haradinajn!

“Nuk mund të qëndrojmë në një koalicion me njerëz që ua zgjasin jetën në qeverisje kapësve të shtetit”, ka thënë për Klan Kosovën kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami.
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka thënë se kanë vendosur që ta prishin marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Për Klan Kosovën ai ka deklaruar se pas koalicionit që AAK-NISMA bënë me Partinë Demokratike të Kosovës nuk kanë më si ta vazhdojnë bashkëpunimin.

Islami më tutje ka nënvizuar se nuk mund të qëndrojnë bashkë me njerëz që ua vazhdojnë jetën në qeverisje atyre që e kanë kapur në të gjitha mënyrat shtetin e Kosovës.Ndërsa, sa i përket rreshtimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 3 qershorit, ai ka theksuar se mbështetjen në terren me shumë gjasë do t’ia japin koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...