Published On: 18 Maj, 2017

“Rebelime” në LDK: Nëse nuk përfshihen në listë Bulliqi e Rexhepi, ja çka do të bëjë një grup i kësaj partie!

Vendimi i degës së LDK-së në Podujevë, e cila drejtohet nga Agim Veliu që ta lë jashtë liste ish- deputetin më të zëshëm kundër demarkacionit, Shpejtim Bulliqi ka rritur pakënaqësitë në këtë parti.Mirëpo, sipas burimeve të Gazetës Blic, disa nga udhëheqësit e LDK-së, po paralajamërojnë që ta ndëshkojnë edhe deputetin tjetër kundërshtues të demarkacionit, Fatmir Rexhepin.Dhe nëse do të ndodhë “eliminimi” i këtyre dy emrave nga lista e LDK-së, pritet të ketë rebelime në LDK.

Një burim brenda kësaj partie i ka treguar Gazetës Blic, se një pjesë mjaft e madhe e njerëzve të LDK-së do të tërhiqen nga lista zgjedhore, në shenjë pakënaqësie.Madje, ky burim nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo pjesë e njerëzve të LDK-së të dalin me një lsitë tjetër.Ndërkaq, zyrtarisht askush nga LDK nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.Ishte vetë ish- deputeti Bulliqi, ai i cili bëri të ditur hakmarrjen ndaj tij. Pas këtij vendimi të Agim Veliut disa anëtarë të LDK-së kundërshtuan fuqishëm një vendim të tillë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...