Published On: 18 Maj, 2017

Reali nuk luan me fanellat e bardha në finalen e Championsit, ka dy opsione tjera (Foto)

  • Real Madridi do të luajë me fanellat e dyta ose të treta ndaj Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe nga dy finalet e kaluara, në finalen e 3 qershorit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi nuk do t’i vesh fanellat e bardha, shkruan Gazeta Express.

Juventusi llogaritet si vendas në finalen e Championsit dhe duke parë që fanella e parë e “Zonjë së Vjetër” është bardh e zi, atëherë Los Blancos do të detyrohen të veshin të dytat apo edhe të tretat.

Fanellat e treta janë pothuajse krejtësisht të zeza dhe duke parë që ngjyra e zezë është shumë dominuese në fanellat e Juves, kjo mund ta penalizojë Realin që të vesh fanellat e dyta, shkruajnë mediat spanjolle.

Juventusi kërkon këtë trofe për herë të parë që nga viti 1996, derisa Real Madridi kërkon të shkruajë historinë, duke u bërë skuadra e parë që fiton Championsin dy vite radhazi. /Gazeta Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...