Published On: 8 Korrik, 2017

Reali i ofron gjigantit anglez Moratan e Jamesin për 150 milionë euro

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka ofruar Chelseat mundësinë për të nënshkruar me Alvaro Moratan dhe James Rodriguez për një shumë prej 150 milionë eurosh.

Perez është i gatshëm të krijojë fonde dhe hapësirë në skuadrën e parë, për të siguruar një marrëveshje për sulmuesin e Monacos, Kylian Mbappe dhe është i gatshëm të shesë Moratan dhe Jamesin.

Morata është shfaqur si objektiv kryesor për Chelsean pas vendimit të Romelu Lukakus për t’u bashkuar me Manchester Unitedin, të cilët më parë kishin qenë të interesuar në spanjollin, por thuhet se u tërhoqën pas çmimit të kërkuar nga Reali prej 90 milionë eurosh.

Tani, në përpjekje për të larguar si Moratan ashtu edhe kolumbianin James, Perez ka kontaktuar Chelsea për të ofruar dyshe në një paketë.

Sipas mediumit Diario Gol, Presidenti i Mbretërve i ka ofruar Bluve dyshen për një shifër të raportuar prej 150 milionë eurosh, por vendimi final pritet të merret këto ditë nga Presidenti Roman Abramovich. /Telegrafi/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...