Published On: 8 Gusht, 2017

Real Madrid shkruajti edhe një histori në Evropë

  • Real Madrid ka shënuar fitore 2:1 ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës.

Kampioni i Evropës, Real Madrid ka vazhduar të shkruajë histori në garat evropiane, pas triumfit ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës.

Reali me këtë triumf, bëhet skuadra e parë në histori të futbollit që e fiton dy vite radhazi Superkupën e Evropës.

Njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar kur fitoi dy herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka shënuar fitore 2:1 ndaj Manchester Unitedit në Superkupën e Evropës

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2:1 në Shkup.

Spanjollët shumicën e kohës e kanë dominuar këtë takim, duke treguar pse edhe janë kampionë të Evropës.

Golin e parë të takimit e shënoi Casemiro në minutën e 16’, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali që shënoi për 2:0, me golin e spanjollit, Isco 52’.

Unitedi u përgjigj në minutën e 62’ me golin e Romelu Lukaku, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Real Madrid e nis shumë mirë sezonin e ri, duke fituar kupën e parë që në ndeshjen e parë. /Express/

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...