Published On: 27 Tetor, 2016

Reagon familja Pajaziti ndaj Kadri Veselit: Zahir Pajaziti kurrë s’ka qenë polic

Ejup Pajaziti, vëllai i heroit kombëtar Zahir Pajaziti ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli sipas së cilës Zahiri ishte polic, njofton Klan Kosova.

“Zahiri ka qenë nxënës në shkollën policore në Vushtrri.”

“Nga aty është përjashtuar në vitin e dytë të shkollimit, ka qenë viti 1979, pasi është parë si njeri i papërshtatshëm për ish-sistemin”, ka thënë Ejup Pajaziti, njofton Klan Kosova.

Veseli e bëri këtë deklaratë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për vlerat e UÇK-së.

Gjatë debatit, deputeti Zafir Berisha i është drejtuar ministrit Hajredin Kuqi se dikur ka kryer detyrën e “Milicit”.

Më pas Veseli ka marrë fjalën, duke iu drejtuar Berishës: “Zafir edhe Zahir Pajaziti ka qenë polic”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...