Published On: 10 Gusht, 2017

Reagim ndaj komentit: O sa keq, o sa turp! të Hazir Gashit

Haki Bunjaku

Ky i paska nxjerr në ankand publik të gjithë shkrimtarët tanë, pa dallim, që t`i shes lirë për tradhtarë!

Nuk mund të pajtohem kështu që në mënyrë gjenerale të njollosen e denigrohen të gjithë.

Çka mund të thuhet për Prof.Anton Çettën e Akademik, Mark Krasniqin, të cilët kur mungonte literatura në gjuhën shqipe, te shqiptarët në Jugosllavi, themeluan literaturën e nevojshme me veprat e tyre të rëndësisë kapitale.

I pari me përpunimin artistik të përrallave “Në prehën të gjyshes” dhe i dyti me veprën artistike për të gjitha moshat “Posta e porositun”, të cilat u përqafuan dhe u mësuan përmendësh nga shkollarët dhe nga të tjerët, gati si “Lahuta e Malësisë” dikur, por ajo tinëzisht.

Me këto dy vepra u plotësua një vakum në literaturën e munguar te ne. Rëndësia e tyre dhe e autorëve të tyre është e pashembur.

Haziri duhet ta pranoj se ka gabuar këtu dhe se fëmijës së vet e të tjerëve, duhet t’ua shpjegoj me mburrje se edhe ne kishim njerëz të dijes, atdhetarë e kombëtarë!

Po të veçohej e me fakte të denigrohej ndonjë i krisur, do ta aprovonim atë mendim, ndërsa kështu paushall, asnjëherë.

Autoritetin, edhe shkencor, kulturor e politik të këtyre profesorëve të nderuar dhe të profetit, Ibrahim Rugova nuk do ta arrij askush.

Duhet të kemi respekt ndaj tyre e jo ndaj figurave turko arabe të mitizuara. A anatemohet krijuesi dhe intelektuali, Esat Mekuli?! Ai në një kohë mjaft me trazira për ne/e ngriti plisin nga balta/dhe këndoi për mjerimet e këtij populli.

Tajar Hatipi, me humoreskat e komentet nëpër gazetat e revistat tona është zëri i arsyes dhe se nuk guxon kurrsesi të njolloset.

Zotëri, fëmijëve dhe shkollarëve do tu flasim me mburrje për doajenët e kulturës tonë shkrimore.

Po, për poetët Beqir Musliu e Rexhep Elmazi a keni ndonjë fjalë e që këtë të fundit e vrau UDB-a jugosllave?!

A thua për spiunim apo për atdhetarizëm??

Nuk do të zgjatëm me shembuj të tjerë, por dëshiroj të mirëkuptohemi!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...