Debate Lajmi Kryesor 2

Reagim i Gazetës SHQIPTARI.eu: “Bota sot” të kërkojë falje publike për vjedhjen e shkrimit, ‘Lista e deputetëve…”

Jemi të detyruar të reagojmë publikisht ndaj vjedhjes së vazhdueshme të shkrimeve nga portali “Bota sot”, punëtorët e së cilës urdhërohen që të vjedhin shkrime nga mediat tjera, e në veçanti kur vjedhin nga SHQIPTARI.eu, ta vjedhin autorësinë.

Ne për arsye të mos mbetjes së hatrit të kandidatëve, 110 vetave nga koalicioni LDK-AAK-AKR, nuk e kemi botuar listën e plotë duke dhënë gjithë shpjegimet e nevojshme, se lista mund të ndryshojë pasi mbështetet në 73 % të rezultatit.

Prandaj, ne do ta botojmë listën e 65 më të votuarve, se sa vota ata kanë marrë. Por, këtu ia bëjmë me dije publikut se pre e vjedhjes së gazetës “Bota sot”, kanë ra edhe një varg portalesh të tjera, të cilat do ti citojmë si vjedhës në rast se nuk reagojnë, për shkak të vjedhjes së informacionit ekskluziv.

Nuk ka mbaruar me kaq vjedhja, pos se është vjedhur shkrimi kryesor ajo (vjedhja) është shumëfishuar duke nxjerrë informacione të tjera nga po i njëjti lajm, se sa deputet kanë marrë partitë e koalicionit, se sa vota kanë marrë disa figura, etj. Për shkak të sjelljes deri në neveri të “Bota sot”, ne kurrë nuk e shfletojmë këtë portal, përveç kur na tregojnë se kanë vjedhur lajme nga ne, siç ndodhi edhe sot.

Rasti është denoncuar në krime ekonomike, dhe për këtë shpresojmë se me erën e re që po fillon ngadalë, do të merrë dënimin e merituar.

Po ashtu lexues të nderuar besojmë thellësisht se edhe sulmi ndaj portalit tonë erdhi pikërisht nga njerëz të tillë, që duan të rriten dhe të fitojnë në kurriz të jetës dhe punës së tjetrit. SHQIPTARI.eu

 

Ps. Këtu është linku i shkrimit tonë:

Ekskluzive: Lista e 30 kandidatëve të LDK-AKR-A, për deputet me më së shumti vota (Dokument)

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *