Published On: 28 Gusht, 2017

Rasti i vrasjes së Almirit 4 vjeçar, shpërfillen dëshmitë e familjarëve

Në seancën gjyqësore të radhës që është paraparë të mbahet më shtatë shtator për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, janë paraparë që deklaratat e tyre t’i japin familjarët e Almir Aliut. Avokati I familjes Aliu pret që në ketë seancë të vërtetohet gjendja faktike pasi që këto të akuzuar kanë dhënë deklarata edhe në Prokurori.

Që nga dita e parë që kur filloi shqyrtimi kryesor un si avokat I familjes Aliu vërtetova që gjatë përpilimit të ekspertizave fare nuk janë marrë parasysh deklaratat e familjarëve që janë dhënë në Prokurori,nga deklaratat e dhëna të familjarëve Aliu me 7 shtator do jeni të sigurt se do të vërtetohet një gjendje faktike tjetër, dhe do të dalin rrethana të reja dhe prova të reja që do të propozohen në procedurën shtesë dëshmuese- deklaroi avokati Ibrahim Bajrami.

Bajrami thotë se i akuzuari i parë Boban Iliç tashmë ka pranuar fajin dhe se me këtë ai e pranon aktakuzën ashtu siç është paraqitur deri më tani.

Për të akuzuarin e parë mund të themi që në seancën e fundit u kërkoi falje familjarëve, po i njëjti shfaqi pendim, këto dy elemente të dhëna nga ana tij me plotësi e pranojnë aktakuzën ashtu si është e paraqitur deri tani, ajo është që ne pretendojmë ta vërtetojmë nga dita e parë dashja e plotë dhe kryerja e veprës ashtu si është e paraparë në diapozitivin e aktakuzës- theksoi avokati Ibrahim Bajrami.

Sipas avokatëve të palës së dëmtuar, Boban Iliç natën e 25 qershorit kishte mundësi t’i shmangej konfliktit, por qëllimisht është kthyer mbrapa dhe është hakmarrë ndaj familjes Aliu. Si pasojë e goditjes nga vetura që drejtonte Iliç, humbi jetën katër vjeçari Almir Aliu.

Alsat-M

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...