Published On: 16 Nëntor, 2016
Bota |

Raporti i FBI-së: Shtohen krimet nga urrejtja në SHBA

Raporti i fundit vjetor i FBI-së për krimet e nxitura nga urrejtja në SHBA tregon një rritje të mprehtë të sulmeve në mbarë vendin, kryesisht kundër myslimanëve. Vetëm në një vit, krimet nga urrejtja ndaj këtij komuniteti në vend u rritën me 67%

Por “The Southern Poverty Law”, një grup i pavarur monitorimi i incidenteve mbi bazën e urrejtjes, ka dokumentuar se 437 raste abuzimi ndaj pakicave vijnë vetëm një javë që nga fitorja e Donald Trumpit.

Denoncimet janë rritur anembanë vendit. Viktimat e sulmeve mund të japin edhe “online” detaje mbi to, në formularët e krijuar enkas. Ata raportojnë se, shumë nga incidentet janë të lidhura me përkrahësit e presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Studiuesit thonë se retorika e fushatës presidenciale ka rritur në mënyrë alarmante dhjetëra sulme verbale dhe fizike ndaj minoriteteve.

Në raportin e tyre të fundit, FBI raporton se, krahasuar me një total prej 5.818 krimesh të nxitura nga urrejtja në vitin 2015, tani ato janë rritur me rreth 6 për qind: sulme të tipit shkatërrim prone, ngacmime të njerëzve me ngjyrë, ndaj grave, ndaj homoseksualëve dhe kryesisht myslimanëve.

Shumë sulme të nxitura nga urrejtja janë kthyer edhe në një fenomen nëpër shkolla, ku të rinjtë vendosin nën objektiv shokët e tyre të klasës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...