Published On: 27 Prill, 2017

Ramushi lëshon bombën nga aeroporti: T’ia tregojmë vendin Serbisë dhe atyre që punojnë për të

  • Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para gazetarëve, pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës.

Haradinaj sot në mëngjes është liruar nga një gjykatë në Francë – ku ka qëndruar gjatë katër muajve të fundit, pas ndalimit të tij atje në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, për gjoja krime lufte.

Ai ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore karshi tij.

“Kemi fqinj që është armik, sillet armiqësisht. Duhet të jemi të vendosur t’ia tregojmë vendin”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta Express.

“Kemi njerëz të brendshëm që nënshtrohen, edhe atyre duhet t’ia tregojmë vendin”, ka thënë Haradinaj.

“Nëse duhet të jemi të sinqertë me veteven, duhet ta shohim shembullin e Kroacisë”, është shprehur ish-komandanti i UÇK’së.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë treguar të zotë gjatë muajve të fundit, sa ai ka qëndruar në Francë, dhe i ka përshëndetur ata për mbështetjen.

Por, ai është shprehur i zhgënjyer me autoritetet e vendit.

“Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”, ka thënë Haradinaj. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...