Published On: 20 Maj, 2017

Ramushi kërcënon zyrtarët e administratës, “ata që nuk punojnë i çojmë në shtëpi”

  • Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka premtuar në Rahovec se kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi. Ka thënë se nëse është nevoja do të zbarazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve.

“Nëse është nevoja krejt e zbrazim. Nuk na duhen shefa shumë. Kush nuk kryen punë shkon te shtëpia”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.

Këtë përgjigje, Haradinaj e ka dhënë duke folur për një problem të një bujku, i cili ka thënë se kanë probleme me administratën e Ministrisë së Bujqësisë.

Me këtë rast, Haradinaj ka folur edhe për shtesat për ata që kanë fëmijë, duke thënë se shtesa të tilla marrin qytetarët e Maqedonisë, Serbisë e Gjermanisë.

“Ka me ardh një ditë kur keni me i marrë shtesat për fëmijë”, ka premtuar Haradinaj, në Rahovec.

Kandidati për Kryeministër ka premtuar se do të largohet edhe pagesa në kufi për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

“E kemi marrë prej themelit punën”, ka thënë Haradinaj.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...