Published On: 27 Prill, 2017

Ramushi kërcënon nga sheshi, askush nuk guxon ta falë tokën e Kosovës /Video

  • Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, pas arritjes në Kosovë, është drejtuar menjëherë për në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku ka mbajtur fjalim para mijëra përkrahësve të tij.

Ai nga aty ka folur për Demarkacionin për të cilin ka thënë se nuk duhet kaluar.

“Jemi populli populli më i vjetër, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Nuk ju kemi shkaktuar kurrë tragjedi fqinjëve. Ne nuk duam ta kthejmë kohën 1000 vjet mrapa, por më kurrë nuk do t’u japim tokë. A e dini sa tokë na ka marrë Mali i Zi e Serbia, por më nuk u japim tokë. Nuk jemi kundër miqëve, por duhet me ua tregu vendin edhe të nënshtruarve tanë që na bënë horë. Shikoni se çfarë po ndodhë, ka dy vite që jemi blloku, sepse nuk po guxojnë të thonë se kemi gabu”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur për Serbinë, me fletarrest të të cilës u mbajt për më shumë se tre muaj në Francë, Haradinaj ka thënë se armikut të keq, në këtë rast Serbisë, duhet me ja tregu vendin, ashtu siç ja ka bërë Kroacia.

“Serbia nuk ka se çfarë kërkon brenda Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...