Published On: 25 October, 2016

Ramushi, gaboi!

Analisti i çështjeve politike, Jon Leka në një deklaratë për GazetënBlic,  e ka quajtur të pa matur veprimin e shefit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Me paralajmërimin e para dy muajve nga Isa Mustafa se qeveria do të rishikojë edhe një herë argumentet e të gjitha palëve shumëkujt iu krijua përshtypja sikur vërtet ekziston mundësia e ndonjë korrigjimi të demarkacionit të nënshkruar me Malin e Zi. Ishte një aksion, siç del, për të fituar kohë dhe për të zbutur palët deri në zbutjen e synuar të kundërshtimeve. Kjo siç shihet nuk ka ndodhur. Dalja demonstrative e Ramush Haradinajt e dëshmon këtë. A është veprim i matur i shefit të AAK-së? Jo. Kjo nuk shkon pasi bisedimet ndër seriozët për një temë kaq esenciale nuk braktisen ngase dikush flet si ka folur gjithmonë, por duke u përpjekur të kontribuosh në ndonjë kompromis pa humbur gjithçka nga versioni yt si subjekt” ka thënë Leka, përcjell GazetaBlic.

Jon-Leka

Deklaratën e tij, Leka e ka vazhduar duke thënë se marrëveshja është nënshkruar dhe se ajo duhet të zbatohen thonë të huaj dhe Qeveria.

“Ndoshta në pjesën e dytë të fjalimi të tij Mustafa do të shpjegonte se ku gjendet vendi nëse nuk nënshkruhet një ratifikim i tillë ose edhe diçka edhe më të rëndësishme?
Marrëveshja është nënshkruar dhe ajo duhet të zbatohet thonë të huajt dhe qeveria. Tash ekzistojnë dy mundësi: Kosova kundër gjithë botës (fatkeqësisht edhe miqve) ose nënshkruan marrëveshjen. Alternativë tjetër është ngrirja që donë të thotë favorizimi i tjerëve që si ashtu kanë probleme me Kosovën dhe ekzistencën e saj” tha Leka, transmeton GazetaBlic.

Leka deklaratën e tij e ka përmbyllur duke thënë se ky është realiteti, i padëshiruar nga shumica, por kështu është.

“Ky është realiteti, i padëshiruar nga shumica, por kështu është. Këtë e dinë edhe qeveria edhe partitë, prandaj vazhdojnë teatrin e terrorizimit të masave me ëndrrën se do të korrin sa më shumë elektorat kështu, në këtë mënyrë”,  ndër të tjera theksoi Leka.

Ndryshe, sot u mbajt takiminë hotelin  Swiss në Prishtinë, ku të  pranishëm  kanë qenë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën, ambasadori i Amerikës, nënkryetari i Kuvendit që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini./GazetaBlic.com

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Arbër says:

    ramush pederi nuk gaboi,,,,ppor kuy ahmakoid qaq din….qaq vepron…jemi tu fol per nje njeri qe as shkollen fillore nuk e ka kryer qysh duhet…germat i ka perfundue ne klasen e tete…por eshte edhe ahmak i k….

    Reply
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...