Published On: 5 Gusht, 2017

Ramush Tahiri parasheh zgjedhje të reja në Kosovë (Video)

  • Analisti Ramush Tahiri, bazuar në situatën e krijuar politike në vend, epilog parasheh zgjedhje të reja. Për shkak të krizës, sipas tij, zgjedhjet e reja do të krijonin një raport të ri të forcave politike ku Tahiri beson se secila parti do të garonte e vetme.

Ndryshe edhe sot gjatë ditës kanë vazhduar akuzat dhe kundërakuzat mes zyrtarëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Ky është epilogu që po e parashikon analisti Ramush Tahiri bazuar në situatën e krijuar politike në vend, ku që nga 3 gushti seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka përfunduar e ku duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

As heqja  dorë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas Tahirit, nuk do ta zhbllokojë krizën për seancën konstituive meqë qëndrimet e koalicionit  LAA dhe VV janë të pandryshuara.

Ai thotë se PAN duhet të vendosë për emrin e kryeparlamentarit sikurse edhe LAA – VV dhe minoritetet për nënkryetarët e Kuvendit.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse ata do të marrin votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur, por që kjo procedurë duhet të respektohet.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...