Published On: 30 Maj, 2017

Ramush Haradinaj shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj sonte ka shtruar iftar për zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për rolin e BIK-ut për Kosovën.

“Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtet ndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

“Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, është shprehur lideri i AAK-së.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...