Published On: 27 Maj, 2017

Ramush Haradinaj porosit qytetarët: Të ecim përpara

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA thotë se më 11 qershor qytetarët do të jenë ata që vendosin në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt.

Ai thotë se Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. “Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur”, është shprehur ai.

 

Postimi i plotë:

 

Ky vend do të ecë përpara!

Rinia me të drejtë kërkon perspektivën Evropiane, e jo siç kemi mbetur sot të izoluar. Rinia me të drejtë kërkon arsim cilësor, punësim e zhvillim për Kosovën, e jo siç kemi mbetur sot më të varfërit në Evropë.

Me 11 qershor do të vendosni në mes të vazhdimit të stagnimit të vendit apo ecjes para në mënyrë të sigurt e të shpejt drejt një Kosove të zhvilluar e prosperuese.

Një vend me një rini kaq shumë vibrante e dinamike ka nevojë për një qeveri proaktive dhe të guximshme përballë zgjidhjes së problemeve të cilat po rëndojnë mbi rininë dhe qytetarin tonë.

Ne jemi bërë bashkë dhe kemi vullnetin e plotë për të ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve.

Kosova nuk e ka luksin e vazhdimit të vendnumërimit. Ky vend do të ecë përpara. Nuk kemi kohë për të humbur!

#KaArdhëKoha

RH

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...