Published On: 11 Shtator, 2017

Ramush Haradinaj ka “befasuar” këshilltarët: Ja çka u bëri sot

Ramush Haradinaj ka nisur në mëngjesin e së hënës punën si kryeministër i ri i Kosovës. Pasi paraardhësi i tij, Isa Mustafa, ia ka dorëzuar detyrën e kreut të ekzekutivit të vendit, Haradinaj ka zhvilluar një mori takimesh të njëpasnjëshme gjatë ditës së tij të parë në punën e re.

Këshilltarët e tij, me në krye Avni Arifin – që njëherësh është bërë edhe shef i Kabinetit të Haradinajt – duket të jenë lodhur jo pak nga dita e parë e punës.

“22:45. Veç edhe pak e ndoshta po kryhet një ditë shumë e gjatë dhe shumë ma ndryshe prej ditëve tjera”, ka shkruar Arifi, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi, ku shihet në mesin e kolegëve nga kabineti i kryeministrit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...