Published On: 17 Maj, 2017

Ramush Haradinaj i kënaqur me koalicionin: Na priftë e mbara!

Pas natës dramatike në të cilën në çastet e fundit para kalimit të afateve u arrit koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-NISMA, sot është lajmëruar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Derisa mbrëmë para dhe pas arritjes së koalicionit parazgjedhor me PDK-në dhe Nismën, nuk është lajmëruar me deklarata, sot Haradinaj ka thënë se me besimin që ia kanë dhënë qytetarët, ai do ta nderojë atdheun.

Kjo deklaratë e tij vjen pas kandidimit për kryeministër për zgjedhjet e 11 qershorit.

Në vijim postimi i tij:

“Besimin e dhënë në luftë, e kam nderu edhe te bashkëluftetarët edhe te populli im; Besimin e dhënë nga Presidenti Rugova, e kam mbajt me nder; Me besimin e dhënë sot, do ta nderoj atdheun! Na priftë e mbara” RH.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...