Published On: 21 Prill, 2017

Ramadani: Shpend Ahmeti të distancohet nga ata që po e kërcënojnë Buzhalën

Eksperti për çështje të sigurisë dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Burim Ramadani, nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar që Shpend Ahmeti të distancohet publikisht nga personat që e kanë kërcënuar drejtorin e Gazetës Express, Berat Buzhalën.

Ramadani ka thënë se kërcënimet janë të papranueshme.

“Shpend Ahmeti duhet të distancohet publikisht dhe të kërkojë dënim meritor ligjor për kërcënimet që dikush i bën Berat Buzhalës për shkak të shkrimeve apo statuseve në raport me të.

Edhe në qoftë profil i rrejshëm, kërcënimet nuk kanë vend në një shoqëri që ne duam ta ndërtojmë.

Tregoni se kërcënimet janë ultësi, të papranueshme dhe të dënueshme”, ka shkruar Ramadani.

Drejtori i Gazetës Express ka marrë kërcënime nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku i cili Buzhalën e ka kërcënuar me vrasje nëse “ia përmend” emrin kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ndërkohë për kërcënimin që ka marrë Buzhala ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Ky qe po komenton, qe po kercenon qe ka me me lepite me plumba per muri, qe ka me me lane ne kolice, qe ka me me vra si qenin, eshte militant i Shpend Ahmetit. Krejt keto kercenime po i ben me emen dhe mbiemen. Ftoj Shpend Ahmetin me u distancu prej ketyre kercenimeve qe po i bejne njerezit e tij. Ftoj policine me u marre me kete qytetar te shfrenuar. Ftoj shoqaten e gazetareve per mbeshtetje. Ky nuk eshte kercenimi i vetem qe po me vjen prej militanteve te Shpendit. Mundem me i deshmu edhe dhjetera te tjere. Ky ishte me eksplicit”- është shkruar në kërcënimin ndaj Buzhalës. /Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...