Published On: 25 Prill, 2017

Rama u ngre dy gishtat protestuesve të PD-së te çadra. Reagimi… (Video)

Sot ka qenë një ditë intensive për kryeministrin Rama, pasi përpos takimeve me të besuarit e tij është ngjitur dy herë në Kryesinë e Kuvendit.

E ndërsa herën e parë për të takuar Metën lëvizi me makinë nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, disa orë më pas Rama i shoqëruar nga Ruçi dhe Balla e përshkoi në këmbë rrugën.

Rama kaloi qetësisht ngjitur me çadrën e PD për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit ku zhvillohet takimi me zyrtari i PPE, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga protestuesit e PD.

Ndërkohë, kryeministri ka përshkuar sërish në këmbë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar pranë çadrës edhe pas takimit me negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Në momentin që disa prej protestuesve kanë dalë nga çadra, kreu i qeverisë u ka ngritur atyre dy gishtat dhe ka vijuar i qetë rrugën drejt zyrës së tij në Kryeministri.

Siç duket edhe nga pamjet, Rama s’ia ndan sytë çadrës për disa momente,  e cila në fakt në momentin kur ka kaluar kreu i qeverisë ka pasur shumë pak protestues.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...