Published On: 25 Nëntor, 2016

Rama tronditi publikun edhe mediat në Greqi

raptis

“Në Greqi kanë mbetur ende stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste që u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.”

“Gjuha e politikës greke ndaj Shqipërisë më bën të ndjehem si një qytetar i botës së tretë”, shkruan opinionisti grek, Christos Raptis, pas intervistës së kryeministrit Rama dhënë në median greke, SKAI. Në një shkrim-koment në gazetën greke “Efimerida”, Raptis shprehet i impresionuar nga gjuha e kryeministrit shqiptar, i cili i mori të gjitha çështjet me Greqinë me radhë, duke i argumentuar ato në mënyrë të detajuar e të pakundërshtueshme. Analisti grek shkruan se brenda një ore, Edi Rama, përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarë, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Ai evidenton ndër të tjera se Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, të përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij. Ndërsa thekson që në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste, të cilave u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.

Shkrimi i plotë

Nuk e kisha parë kurrë Ramën të fliste dhe të analizonte marrëdhëniet dhe problemet greko-shqiptare, por kisha dëgjuar se Rama është një politikan europian që dëshiron të reformojë Shqipërinë dhe ta shndërrojë në një vend modern perëndimor.

Më la mbresa anglishtja e tij, fortësia e argumenteve, duke përdorur arsyen dhe gjuhën e moderuar. Shkurt, brenda një ore ai përqeshi gjithë nacionalistët grekë mbi Shqipërinë e Madhe dhe kërcënimet e lidhura me ato që po ndodhin me minoritetin grek në Himarë, ngjarje e cila krijoi stuhi mediatike në shtypin grek dhe në gjithë rrjetin.

Për hamendësimet lidhur më Shqipërinë e Madhe dhe agjendën e jashtme të Shqipërisë, argumentet e Ramës ishin të vendosura. “Përse duhet të kërkoj falje?”, tha ai, “Për disa paranojakë që imagjinojnë gjëra të tilla dhe të bëj harta për asgjë?”. “Do të ishte sikur qeveria greke të kërkonte falje për disa ëndqrra të sëmura të kufijve të Greqisë që shkojnë deri në Shqipërinë e Mesme”.

Edhe më bindës ishte ai lidhur me “trajtimin e pabarabartë” që po i bëhet minoritetit grek në Himarë lidhur me disa shembje shtëpish që po bëhen atje.

Në Shqipëri po ndodh një urbanizim që parashikon shembjen e 9 mijë ndërtimeve në mbarë vendin. Nëse gjeni qoftë edhe një fakt që ne po i shembim këto ndërtesa në Himarë mbi bazë kriteresh të tjerë, unë do të vij në televizionin tuaj dhe do t’i kërkoj falje publike popullit grek”, tha Rama.

Kryeministri Rama po përpiqet që të mbyllë plagët e totalitarizmit të regjimit Hoxha, përmirësojë marrëdhëniet në Ballkan dhe të hyjë më në fund brenda logjikës dhe kulturës europiane, një perspektivë e vendit të tij.

Por në vend të kësaj, në Greqi kanë mbetur ende në stereotipe, psikoza dhe subkoshienca irredentiste, të cilave u ka ikur koha dhe disa zyrtarë inkompetentë gjejnë ende pretekste për përplasje, në vend që të dëshirojnë prosperitetin dhe progresin si vendi ynë fqinj, Shqipëria.

Fatkeqësisht, “Kjo është Greqia…”, i tha Rama gazetarit në mënyrë të sinqertë, që për fat të keq po merr pjesë në këtë farsë të quajtur debat publik.

Përkthyer nga /panorama.com.al/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...