Published On: 27 Maj, 2017

Rama tregon historinë e gjyshit se si u bë shofer i Mbretit Zog (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shtrua “fshatçe” sot në një familje në Vorë duke treguar ndër të tjera edhe historinë e gjyshit të tij se si ishte bërë shoferi i Mbretit Zog.

“Unë kam pas gjyshin shofer. Gjyshin tim e çuan me studime në Itali për t’u bërë intelektual, ai çfarë bëri, gjithë lekët që i kishte dhënë baba për një vit, bleu makinë dhe erdhi në Durrës. Dhe i kishte fiksim makinat. E pa kryetari i Bashkisë së Durrësit dhe tha se çfarë është kjo makinë?! Ti duhet të jesh shoferi im me gjithë makinë. Kur shkoi tek pritja e Naltmadhnisë, Mbretit Zog, e sheh ai dhe i thotë: Çfarë paske bërë more, i paske bërë të gjitha lekët makinë. Nuk është e imja tha kryetari i bashkisë, është e shoferit. Pastaj e mori Naltmadhnia”., – tha Rama.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...