Published On: 26 Prill, 2017

Rama tregon çfarë ndodhi dje në negociatat me ndërkombëtarët

Kryeministri Rama ishte sot në qytetin e Korçës në një aktivitet politik, nga ku sulmoi PD-në pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike.

“Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.

Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama.

“Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli”, tha Rama. “Tirana e provoi nje here Lulin dhe kete nuk do ta provoje Shqiperia”, vijoi Rama.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...