Published On: 24 Nëntor, 2016

Rama: Të hiqet ligji i luftës me Greqinë

Në një intervistë për televizionin grek “Skai”, Kryeministri Edi Rama ka komentuar çështjet më të rëndësishme që kanë tensionuar herë pas here marrëdhëniet mes qeverive të Tiranës dhe Athinës. Një çështje e pakuptimtë sipas tij është mbajtja e Ligjit të Luftës nga Greqia.

“Ne jetojmë në një paradoks të përsosur ballkanik. Kemi një traktat miqësie me Greqinë dhe kemi dhe një ligj të gjendjes së luftës, po në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë, çfarë kuptimi ka kjo, nuk është asgjë. Në rregull, atëherë n.q.s. nuk është gjë përse nuk e shfuqizojmë komplet?”

Ligji i Luftës, sipas Ramës, lidhet edhe pamundësinë e popullsisë çame të kalojë kufirin për të parë pronat e tyre.

“Një grua 80 – vjeçare më tha, “kam ëndërr të shoh për herë të fundit në jetë shtëpinë ku më dëbuan kur kam qenë fëmijë dhe s’mundem”. Natyrisht ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar, por ku në këtë botë kemi parë që breza të tërë të mallkohen me pamundësinë për ushtruar të drejtat e tyre për shkak të paraardhësve që mund të kenë qenë kolaboracioniste”.

Kryeministri shqiptar hedh poshtë çdo aludim të bërë se pas rrëzimit të marrëveshjes për kufijtë detarë qëndron Turqia, duke propozuar që ajo tashmë të vendoset nga një palë e tretë.

“Mund t’ju siguroj që nuk ka asgjë të këtij lloji dhe nuk është sekret që ne gjithashtu kemi vendosur një partneritet strategjik me Turqinë. Nuk është sekret që jam një mik i mirë me Presidentin. Nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. Por, e gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur ne ishim në opozitë dhe nuk kishim asnjë kontakt me askënd në palën turke”.

Rama shpjegoi sërish gravurën e Akropolit, që sipas tij, u mbajt në këmbë nga një shqiptar.

“Mund të kish qenë shumë mirë grek, mund të kishte qenë kinez, por qëlloi të ishte shqiptar. Unë me këtë nuk dua të them se shqiptarët shpëtuan Greqinë. Ajo që thjesht doja të thoja është se jetët tona kanë qenë kaq shumë të ndërlidhura dhe njerëzit tanë dhe popujt tanë kanë qenë kaq shumë të bashkuar me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme të kohës saqë kemi kaq shembuj të shkëlqyer që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë”.

Përsa u përket banesave të prishura në Himarë, Rama tha se bëhet fjalë vetëm për 18 ndërtime, nga të cilat 12 janë pa leje. Pyetjes nëse i druhet një vetoje greke për hapjen e negociatave me BE -në, Rama i përgjigjet me pyetje:

“Veto për çfarë? Është e pabesueshme. Ju thashë, nëse është veto për ndërtesat pa leje, çfarë do të thotë kjo?”

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...