Published On: 23 Shtator, 2017

Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Në New York, kryeministri Edi Rama u takua me sekretarin e Pergjitshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor ishin në fokus të takimit. Kryeministri Rama garantoi se Qeveria shqiptare është e angazhuar me përkushtim të lartë për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë. Ai nënvizoi se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e të gjithë rajonit dhe të të gjitha vendeve të tij.

Kryeministri Edi Rama po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri në procesin e reformave. Ndërsa Guterres përgëzoi vendin tonë për Integrimin e Objektivave të Zhvillimit te Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...