Published On: 30 Prill, 2017

Rama surprizon me këngën e fushatës së PS-së

Kryeministri Edi Rama pasi ka surprizuar jo pakë me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit, ku la jashtë shumë ‘veteranë’ të PS-ës, ditën e sotme e ka nisur me prezantimin e këngës që do të shoqërojë fushatën e PS-së.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama thotë se këngë në fjalë, është përzgjedhur mes 1797 propozimeve, ndërsa ka shtuar se shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj.

 “MIRËMËNGJES  dhe ju uroj një të djelë të qetë me këngën që mes 1797 propozimeve është përzgjedhur të na shoqërojë në rrugën drejt 18 qershorit të Fitores2017 Shorti për ndarjen e çmimeve të fituesve mes propozuesve të kësaj kënge fantastike do të hidhet gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, që do te zhvillohet në Ditën e Europës, më 9 Maj ”, shkruan kryeministri Rama.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...