Shqipëria

Rama sqaron punëkërkuesit, administrata nuk është për të gjithë, ja kush mund të aplikojë

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama, bëri me dije të gjithë qytetarët se ka krijuar një adresë me anë të së cilës të gjithë personat që e ndjejnë veten të aftë për të bërë diçka në administratë mund të shprehin interesin. Duket se për 2 orë kanë ardhur 800 kërkesa për punë, por Rama ka një sqarim për të gjithë. Ai u ka sqaruar qytetarëve se ky portal nuk është për të gjithë, por vetëm për ata të cilët kanë eksperienca të suksesshme. Por ai nuk ka harruar as të falenderojë të gjithë të interesuarit.

Statusi i plotë i Ramës:

shqiperiaqeduam@kryeministria.al

Falenderim&Sqarim

Kanë ardhur brenda 24 orësh afro 800 shprehje interesi lidhur me ftesën time të djeshme. Shumë faleminderit! Por duke parë përmbajtjen e tyre, del nevoja të sqarohet se kjo adresë nuk është adresa e një zyre për punëkërkuesit e të gjitha kategorive. Eshtë një adresë për këdo mendon se ka se ka një eksperiencë të suksesshme, në atdhe apo jashtë vendit, dhe dëshiron ta verë në dispozicon të përpjekjes së katër viteve të ardhshme për Shqipërinë që duam. Të gjitha rastet e tjera trajtohen nga institucionet përkatëse, sipas procedurave administrative përkatëse. Edhe njehere faleminderit të gjithëve

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *