Published On: 24 Prill, 2017

Rama: Rrugët e Shqipërisë duhet zhbllokuar

Nga Apollonia, ku përfundoi rikonstruksioni i parkut arkeologjik, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk është koha për të bllokuar rrugët.

“Është koha për ta zhbllokuar këtë rrugë dhe jo për të bllokuar rrugët e Shqipërisë, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që duan të lëvizin lirisht në rrugët e vendit, nuk është koha për të bllokuar njerëzit që kanë punë, fëmijët, nxënësit, studentët, gjyshërit, gjyshet, mallrat, që janë gjaku i ekonomisë tonë çdo ditë, por është koha për të hapur përfundimisht rrugën e të bërit një shtet modern, demokratik dhe europian, ku secili në rrugën e vet duhet të jetë i garantuar në konkurrencë dhe i vlerësuar sipas meritës”, u shpreh Rama.

Ai tha se trashëgimia kulturore gjeneron të ardhura për zonat dhe turizmin.

“Çdo monument kulture i restauruar është rritje ekonomike, çdo monument kulture i kthyer në identitet dhe i aksesueshëm për publikun është rritje e mirëqënies, dhe gjithë rrjeti i monumenteve të kulturës, që Shqipëria e ka të pasur, është në fakt një rrjet më vete i pazëvendësueshëm për të fuqizuar ekonominë dhe për të rritur mirëqënien, duke rritur punësimin”, tha Rama. /Top Channel/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...