Published On: 1 Nëntor, 2016

Rama provokon tension të ri Athinë-Tiranë

Tensionet mes Athinës zyrtare dhe Tiranës po shtohen. Ministria e Jashtme greke ka reaguar përmes një deklarate për prishjen e disa ndërtesave në Himarë, për zbatimin e planit të ri të zhvillimit të qytetit. Athina përsërit sërish se “Shqipëria po shkel të drejtat e minoriteteve”.

“Autoritetet shqiptare nuk mund të deklarojnë se respektojnë të drejtat e minoritetit në një kohë që i dhunojnë ata.  Faktet flasin vetë: Shtëpitë që do të prishen për projektin e rindërtimit të Himarës janë të minoritetit grek. Udhëheqja shqiptare ngatërron konceptin e gabuar që ka për historinë me angazhimet e Shqipërisë, që burojnë nga e drejta ndërkombëtare dhe standardet europiane, për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit. Deklaratat e djeshme të zyrtarëve shqiptarë sjellin ndër mend logjika të vjetëruara, që bien direkt ndesh me standardet në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në shtetet moderne, demokratike dhe europiane. Qeveria shqiptare nuk mund të proklamojë gjatë gjithë kohës së respekton të drejtat e minoriteteve në të njëjtën kohë që i shkel ato. Kjo minon rrugën e integrimit për vendin. Provat janë të qartë; si pjesë e planit të zhvillimit të Himarës po prishen vetëm ndërtesat e banorëve që janë me origjinë greke”,në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Ndërkohë qeveria shqiptare argumenton se po zbaton ligjin në mënyrë të barabarët pa diskriminuar asnjë. Ditë më parë Greqia kërcënoi me bllokim të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por të ashpra kanë qenë edhe reagimet e në shtypin grek, pas postimit të djeshëm të kryeministrit Rama në Facebook, ku thuhej se “Akropoli shpëtoi falë shqiptarëve”.

“Akropoli shpëtoi falë shqiptarëve është përgjigjja agresive e Edi Ramës ndaj çështjes së Himarës” hapet artikulli i gazetës më të madhe në vend, “Kathimerini”. Gazeta “To Vima” thotë se për kryeministrin shqiptar është e patakt ndërhyrja e Greqisë në një çështje të tillë dhe për këtë arsye ka thirrur në takim ambasadoren greke në Tiranë.

Gazeta “To Ethnos” shkruan se “shqiptarët vazhdojnë të provokojnë me Himarën”. Ndërkohë portale të tjera online kanë qenë me të ashpër me kryeministrin e Shqipërisë. Replikat mes dy vendeve vazhdojnë prej disa javësh edhe për çështje të tjera të hapura, siç është çështja çame. Athina ka shkuar deri aty sa ka kërcënuar me bllokim të integrimit të Shqipërisë në BE.

/LAPSI.AL/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...