Published On: 31 Tetor, 2016

Rama provokon grekët: Akropoli s’do të ishte në këmbë pa shqiptarët

Ndërkohë që ditët e fundit diplomacia shqiptare dhe ajo greke janë përplasur sërish sa i takon çështjes çame apo atë të Vorioepirit, kryeministri Edi Rama ka provokuar Athinën përmes një postimi në rrjetin e tij social.

Ai ka postuar një foto të vjetër të Athinës, e cila e tregon atë në fund të shekullit XVII.

Rama shkruan faktet historike ku u kujton grekëve se Akropoli dhe pasuria arkeologjike e Athinës ka mbijetuar falë shqiptarëve.

14581455_10154147943776523_5381285270082523553_n

Ja postimi i plotë:

AMARCORD
Kjo gravurë e vjetër e Athinës e 1670 (qytet në të cilin, shkruante ende më 1925 princi grek fanariot Eugene Rizo-Rangabe, “…popullsia autoktone është edhe sot e kësaj dite kryesisht shqiptare”), na kujton, ndër të tjera se, nëse Akropoli i lashtë është ende në këmbë për lavdi të njerëzimit dhe qytetërimit, kjo i detyrohet edhe kurajos dhe vizionit të primatit shqiptar të Athinës, Gjergj Dushmanit! I cili, më 1686, negocioi me flotën veneciane të Francesco Morosinit që qyteti të mos bombardohej prej limanit të Falerës, edhe pse aty ndodhej një garnizon turk.

Një histori e tillë e një qyteti që dikur ishte sipas historianëve e dëshmive autentike, qytet kryesisht shqipfolës, nuk e bën absolutisht atë një qytet shqiptar, edhe pse shqiptarëve Athina🇬🇷 diçka u ka borxh në historinë e saj të jashtëzakonshme. Dhe, tamam po kështu, nëse Himara🇦🇱 përjetoi me arqipelagët grekë dhe greqishten si “lingua franca” të Orientit, nëpërmjet shkëmbimeve detare, një bashkëjetesë të afërt e të frytshme, kjo nuk e bën atë absolutisht një krahinë greke; aq më shumë që popullsia e saj, në të gjithë aktet ndërkombëtare, për të mos folur veç për Historinë, njihet thjesht e vetëm si SHQIPTARE.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...