Shqipëria

Rama poston reportazhin francez për Shqipërinë, por gjithmonë del dikush që ‘i prish’ mëngjesin

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot në mëngjes gjithë ndjekësit e tij me reportazhin e transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2 për Shqipërinë.

Ai ka thënë se këtë reportazh e kanë parë mbi 8 milionë francezë, çka sigurisht do të ketë impaktin e vet për vendin tonë. Por poshtë çdo postimi qytetarët gjejnë hapësirë për të shkruajur rreth shqetësimeve të ndryshme që kanë në jetën e përditshme. Këto nuk do të mungonin e dhe sot.

MIRËMËNGJES  dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë reportazh të bukur për turizmin e Shqipërisë, transmetuar në edicionin e orës 20:00 në TV France2 duke arritur edhe një rekord shikueshmërie prej 8 milionë qytetarësh francezë”- shkruan ai. /Gazeta Express/

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *