Published On: 22 Prill, 2017

Rama po e armatos Kosovën?!

Shqipëria me urdhër të kryeministrit Edi Rama po i armatos shqiptarët në Kosovë, shkruan Kuriri serb. Po ashtu nënvizohet se në pjesën veriore të Kosovës ka prani të shtuar të siç thuhet “ekstremistëve” shqiptarë nga Maqedonia. Për këtë sipas këtij portali janë të informuar shërbimet sekrete të rajonit. “Jemi të njoftuar se Tirana zyrtare muajve të fundit po dërgon sasi të mëdha armësh në Kosovë dhe se këto po hyjnë lirshëm përmes pikave kufitare. Në pyetje është lufta guerile që po përgatitet, gjegjësisht sulme terroriste që kanë si synim Shqipërinë e Madhe”, shkruan portali serb. Për këtë ka folur edhe ish-kryeshefi i shërbimit ushtarak serb VBA, Momir Stojanoviq që sipas tij, po përgatitet një skenar i rrezikshëm për destabilizim.(INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...