Published On: 31 Maj, 2017

Rama përplaset me ministrat teknikë: Punonjësit e shtetit do dalin në fushatë…pas pune

Ministrat teknikë të qeverisë Rama kanë marrë masa për punonjësit e administratës që po marrin pjesë në fushatën e PS-së. Por, sot Edi Rama ka reaguar duke u dalë në mbrojtje njerëzve të tij në administratë. “Të gjithë mund të dalin në mitingje por pas orarit të punës”, tha ai.

Sipas Ramës, çdo drejtor, mësues, edukator ka të drejtën që pas pune të marrë pjesë në fushatë apo të bëjë të gjitha gjërat që do pasi është i zhveshur nga kostumi zyrtar.

“PD le të ketë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë e të shohë se gjithë kjo paranojë që shteti vë njerëzit në rresht nuk është realiteti ynë. Ka fenomene të tilla, por e rëndësishme ka që të mos ekzagjerohet se njerëzit kanë të drejtë pas orarit të punës të bëjnë atë që ata për zgjedhjet. Mësuesit, drejtorët e shkollave kanë të drejtë që pas orarit të punës të bëjnë cfarë të duan. Nuk mund ta kthejnë këtë histori doli mësuesi filan, por pas orës së punës ka të drejtën secili të bëjë atë që do”, tha më tej Rama.

Vendosja e ministrave dhe drejtorëve teknikë u bë me qëllim parandalimin e përfshirjes në fushatën zgjedhore të administratës. 6 ministri dhe disa poste të rëndësishme i kaluan Partisë Demokratike që ka ftuar qytetarët të denoncojnë punonjësit e administratës dhe ka nisur shkarkimet nga detyra.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...