Published On: 3 Nëntor, 2016

Rama në Parlament: Greqia të heqë ligjin e luftës

Kryeministri Edi Rama deklaron nga foltorja e Parlamentit se Greqia duhet të heqë ligjin e Luftës. Kjo është hera e parë që artikulohet drejperdrejt, edhe është kerkesa kryesore e partisë çame, PDIU, sot në Qeveri me Ramën.

Më poshtë pjesë nga fjala e tij në Parlament

Ne e konsiderojmë, të gjithë këtu, si forca politike të këtij vendi në gjithë historinë
shprehjen e identitetit kombëtar si një element të patjetërsueshëm të shoqërisë shqiptare. Qeveria jonë në kuadër të 5 prioriteteve për në BE ka bërë një rishikim të kuadrit ligjor për pakicat.

Po kujtoj një shprehje të popullit shqiptar por më duket dhe atij grek, “Para se të marrësh fshesën dhe të nisesh tek shtëpia e tjetrit, fshi njëherë para pragut tënd”. Më mirë e thotë Ungjilli, “Para se të shohësh ashklën në syrin e tjetrit hiq traun që pengon shikimin tënd”.

Shqipëria nuk ka pasur ndonjë pretendim territorial por kërkon të ketë një nivel sa më të lartë miqësie. Në histori gjen më shumë histori që na bashkojnë se na ndajnë. E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhmen e përbashkët të popujve dhe vendeve tona. Zgjidhjet e bashkuara në rregulla ndërkombëtare dhe në kulturën ndërkombëtare janë për të dyja. Së pari do të donim që lufta të mbarojë. Duam të shfuqizohet dekreti mbretëror 2636/1940 i cili e konsideron gjendje lufte marrëdhënien me Greqisë dhe Shqipërisë.

Por, nuk është një mbetje por një akt që prodhon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë. Nëse do që ti quajmë çam, s’ka problem. Është çështje e Shqipërisë, për shqiptarët. E drejta e njeriut, e drejta për të kërkuar pronën është e gjithë ajo që quhet çështja çame. Ne kërkojmë këtë dhe vetëm këtë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...