Published On: 30 Maj, 2017

Rama në Burrel, sulmon Bashën për gratë dhe vajzat

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Burrel, ku nga aty ka sulmuar kreun e PD-së Lulzim Bashën për mungesën e kandidateve gra në listën e PD-së.

Për këtë arsye, kreu i PS-së u bërit thirrje grave e vajzave që të mos votojnë Partinë Demokratike, pasi sipas tij, i ka kategori të dyta.

Po ashtu, Rama e justifikoi mungesën e investimeve në këtë qytet, si mungesë e ideve nga kryetari i Bashkisë.

Rama ka ironizuar punën e Bashës në krye të Bashkisë së tiranë, duke thënë se në 4 vite ai nuk bëri asgjë pasi i kishte ngelur ora 12.

 “I kanë mbushur listat me burra. E mos them çfarë burrash. U them të gjitha grave e vajzave të Kukësit, Beratit, Lezhës, Fierit, Gjirokastrës, mos e votoni PD. Mos lejoni që vajzat dhe gratë të trajtohen si dorë e dytë e të vendosen në fund të listave.

Ne kemi arritur një qeverisje me 50 % burra e gra, nuk pranojmë të kthehemi te “Oda e burrave” e Saliut. Grave dhe vajzave këtu në Mat po u them, po tani mbasi iku kryetarja e Bashkisë dhe erdhi një burrë këtu, si po ju duket puna. Duke mos i dhënë mbështetje Adelinës po humbni kohë kot. A do ta merrni vesh më në fund se vota nuk është tifozllëk, por është vendim se kë do marrë në punë, për të na kryer punët që kemi. Nuk e deshët Adelinën në Bashki, keni këtë tjetrin, e nuk ka ndryshuar asgjë.

Zero ide, zero projekte, zero investime. E lërë ky që kushedi në ça klubi rri, po më keq akoma që kërkoni të bëni Lulin kryeministër. 4 vjet ndejti Basha në krye të bashkisë, dhe sahatin e kishte sahatin 4 metra larg, po nuk e ngriti njëherë kokën për të parë punon a s’punon. Nuk e di sa kishte ngelur ora te sahati, por Lulit i kishte ngelur 12”, u shpreh Rama.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...